Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 119 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 474 mostrave, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 3 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 551.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, shtatë të reja janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 4 në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Pakashticë e Poshtme, Lladoc dhe Gllamnik.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 35 raste, komuna Gjakovë 10 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë, Klinë, Lipjan dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e së premtes tregojnë edhe për 187 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 10.300.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.910. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 3.059./Llapi.info