Lokale - eSIMy

Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja. Sipas tyre, për shkak të punimeve në rrjet reduktime me rrymë do ketë nesër dhe pasnesër.

“TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 1 (kodi: 14000009) prej orës 09:00 – 12:00 si dhe 13:00-16:00.

Vendet: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Kunushefc 1 dhe 2. Burice, Gllamnik dhe Llapashticë e Ulët.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i linjës nga vegjetacioni”, ka njoftuar KEDS-i

“Në NS 220/35/10 kV Podujeva nga dalja 10kav Podujeva 1do të ndërprehet: NS 10/0.4 kV Furra Lura (Kodi: 14000001004) prej orës 10:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Rr. Skënderbeu, rr. Brigadat (një pjesë) dhe Ujësjellësi i qytetit.

Arsyeja: Projekti “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2019“, LOT 10 Prishtina – Kyçja konsumatorëve në rrjetin e ri.

Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva nga dalja 10kV Podujeva 1 do të ndërprehet: NS 10/0.4kV Blakqorët (Kodi: 14000001005 ) nga ora 10:00 – 16:00.

Vendet: Rr. Skënderbeu te Blakqorët. Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri”, thuhet tutje./Llapi.info