Lokale - eSIMy

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot strukturat e degës së kësaj partie në Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas komunikatës së PDK-së, Veseli vizitën e ka bërë nën shoqërimin e anëtarëve të kryesisë qendrore.

Veseli ka folur për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi gjatë kësaj periudhe, përfshirë situatën politike dhe atë me pandeminë.

Ai ka përgëzuar dhe mbështetur strukturat e Podujevës për punën e madhe që kanë bërë së fundmi për të nxitur reagimin qytetarë ndaj keqpërdorimeve.

“Kryetari i Degës së Podujevës, Naim Fetahu, ka falënderuar Veselin për mbështetjen e pa rezervë për këtë degë dhe është zotuar angazhimi për një qytet më të mirë do të vazhdoj pa u ndalur”, vijon komunikata./Llapi.info