Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 147 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 534 mostrave me mostrat e marra nga nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, raporton Llapi.info.

Gjatë 24-orëve të fundit, në Kosovë kanë humbur jetën edhe 8 persona të infektuar me COVID-19, duke çuar në total numrin e viktimave në 533.

Sipas njoftimit të lëshuar nga IKSHPK-ja, 19 rastë të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 8 prej tyre në qytet, 2 në Surkish dhe Bradash dhe me ngë një rast në fshatrat; Batllavë, Dobratin, Dumnicë e Epërme, Gllamnik, Gërdoc, Llapashticë e Epërme dhe Llugë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Të dhënat e së martës tregojnë edhe për 197 pacientë të shëruar nga sëmundja që shkakton koronavirusi, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 9.792.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.601. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 3.276./Llapi.info