Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, sot ka dhënë sqarime në lidhje me bartjen e maskës se në cilat vende lejohet dhe në ato që nuk lejohet. Pasi tashme ka hyr në fuqi Ligji anti Covid.
Në dokumentin që ka publikuar Hoti thuhet se bartja e maskës nuk është obligative “gjatë vozitjes së automjeti personal me njerëz që jetojnë në familjen tuaj”
Por për këtë, të menjëhershme kanë qenë reagimet e qytetarëve, të cilët i kanë komentuar në postimin e Hotit, ku edhe kanë dërguar fotografi të dënimeve, të cilët i kanë marrë pasi nuk kanë bartur maskë kur kanë qenë në veturë të vetëm apo edhe më familjarë.
Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës, të cilën ishte duke e vozitur. Ku edhe ka publikuar dënimin që kishte marrë nga policia. /Lajmi.net/








