Lokale - eSIMy

Edhe pse ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte premtuar se laboratorët privat që do të licencohen për testime per COVID-19 do të kontrollohen sa i përket çmimeve, një gjë e tillë duket se nuk vlen për laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, i cili për një testim i ka marrë një qytetari hiq më pak se 200 euro.

Në një sqarim që ka lëshuar Ministria e Shëndetësisë, arsyetohet ky çmim.

“Në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara, testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash deri në 200 euro. Është plotësisht në të drejtën e qytetarit nëse do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj”, thuhet në sqarimin e MSH-së.

Por, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kërkuar nga autoriteti i konkurrencës që të hetohet ky rast.

“Situata e pandemise nuk guxon te perdoret per perfitime jashte normave te ekonomise se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrences eshte ne krye te detyres dhe do te zbatoje ligjin shpejt dhe me efikasitet te plote ndaj te gjtheve pa perjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar ai.

Pavarësisht nga kjo kërkesë e tij, kanë heshtur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Gazeta Blic e ka kontaktuar kryetarin e Autoritetit të Konkurrencës Kosovare, Valon Prestreshi, por ai nuk është përgjigjur në pyetjet e R