Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 141 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 534 mostrave, raporton Llapi.info.

Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 6 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 498.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, pesë raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 3 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat Peran dhe Dumosh.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, të enjten janë regjistruar edhe 143 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3.398.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 12,981 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info