Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet pas vendimeve që ka marrë Qeveria në lidhje me masat për parandalimin e pandemisë koronavirus, raporton Llapi.info.
Aksionet e ekipeve të Policisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sonte në rajonin e Prishtinës. Një i tillë është realizuar edhe në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në Vranidoll.
Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihen ekipet policore që kanë “rrethuar” një lokal, ku mbahen muzikë “live”.
Duhet potencuar se Policia dhe Inspektorati vazhdimisht kanë kontrolluar lokale të ndryshme për të mbajtur nën kontroll situatën me pandeminë COVID-19.
Tashmë Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 më parë është publikuar në Gazetën zyrtare, e që rrjedhimisht ka hyrë edhe në fuqi. Në bazë të këtij ligji, për personat që s’i respektojnë masat COVID-19 gjobat vijojnë nga 200 e deri në 2 mijë euro./Llapi.info






