Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 136 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 471 mostrave, raporton Llapi.info.
Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur 8 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 488.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 10 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. 5 prej tyre janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Shajkoc, Barainë, Dumosh, Llaushë dhe Gllamnik.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 131 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3.407.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 12,683 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






