Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, sot ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19, njofton Llapi.info.
“Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë̈ e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë. Ju falenderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.
Rudari doli pozitiv për virusin korona më 12 gusht. Aktualisht në Podujevë aktivë me koronavirus janë edhe 99 qytetarë. Sot janë shëruar 14 pacientë./Llapi.info






