Lokale - eSIMy

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin “Skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës”, njofton Llapi.info.

“Bazuar në gjendjen e muajit qershor 2020, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38,218. Numri më i madh i përfituesve ishte në komunën e Deçanit me gjithsej 4,074 ose 10,7% e numrit të përgjithshëm”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, në Podujevë në muajin qershor të këtij viti 1,974 veteranë morën pension. Në muajin prill ishin 1,973, kurse në muajin maj 1980.

“Veteranëve nuk ju ka ndërprerë e drejta e kërkesës për aplikim në të drejtën e përfituesit të pensionit, në vazhdimësi aplikojnë. Pas vdekjes së veteranit pensioni bartet tek bashkëshortja – bashkëshorti ose tek fëmijët nën moshën 18 vjeçare”, thuhet tutje.

Marrë parasysh këtë raport, Deçani, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Skenderaj dhe Podujeva, në këta muaj, kishin numrin më të madh të veteranëve që kanë marrë pension./Llapi.info