Lokale - eSIMy

Fëmija dy vjeçar i humbur një ditë më parë nga Terpeza e Malishevës është gjetur pranë shtëpisë së tij mesditën e sotme.

Ai është gjendur nga bashkëfshatarët e tij, raporton KOHA.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është dërguar për kontrolle mjekësore. Por, familjarët i kanë thënë KOHË-s se gjendja e tij është e mirë.

Për kërkimin e tij ishin angazhuar njësitë e policisë, FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.