Edhe pas 20 vjetësh, projektet infrastrukturore po vazhdojnë të jenë kërkesat kryesore të banorëve në zona shumta të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Të njëjtën kërkesë e kanë edhe ata të fshatit Kushevicë të kësaj komune. Banorët kanë vështirësi për mungesë të asfaltit, e sidomos kur ka të reshura. E vetmja zgjidhje për t’u kaluar kjo pjesë është me mjete të rënda transportuese.
“Ju po e shihni edhe vetë. Ose duhet me lëshua fshatin, ose duhet me pas një rrugë të hajrit. Duhet me na e bë të kalueshme dhe jemi të interesuar për me na e bë një zgjidhje”, ka thënë për televizionin publik Isuf Sylejmani.
Si pasojë e këtij problemi, banorët e kësaj ane janë të detyruar të bëjnë zgjidhje tjera.
“Si komunitet kemi shkuar rregullisht në Komunën e Podujevës, kemi bërë kërkesë me shkrim si dhe peticion, mirëpo gjithmonë vetëm premtime dhe asgjë konkrete”, ka thënë Ilaz Haliti.
Duke kërkuar që t’u bëhet një zgjidhje, banorët kanë thënë se s’i përjashtojnë edhe protestat./Llapi.info






