Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 162 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 584 mostrave, raporton Llapi.info.
Përgjatë 24 orëve, me këtë virus kanë vdekur edhe 10 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 448.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 10 raste të reja me COVID-19 janë nga Komuna e Podujevës. Prej tyre, 3 në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Brainë, Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme, Llugë dhe Sekiraçë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 220 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3.571.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 12,168 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






