Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 158 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 471 mostrave, raporton Llapi.info.
Numri i viktimave në Kosova ka arritur në 438, pasi në 24-orët e fundit janë raportuar edhe për 13 të vdekur me koronavirus.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 1 rast i ri me COVID-19 është nga qyteti i Podujevës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 12.006 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






