Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar shtyrjen e takimit të partnerëve në koalicion për të hënën, derisa ka treguar se për çka do të mblidhen.
Ai ka thënë se në këtë takim partnerët e koalicionit do të konsultohen sa i përket përgatitjeve për takimin e radhës për dialogun Kosovë-Serbi që do të mbahet me 2 shator në Shtëpinë e Bardhë.
“Takimi është shtyrë për të hënë. Temë janë konsultat për përgatitjen e takimit të 2 shatorit. Është me rëndësi që takimi i 2 shtatorit të përgatitet seriozisht dhe të arrihet marrëveshje për njohje reciproke, ngase ka mundësi. Takimi është ftuar për liderët e koalicionit, por do të konsultohet edhe partitë e tjera. Në takim do të jetë edhe kreu i LDK-së”, tha Haradinaj nga Deçani ku ka marrë pjesë për faljen e gjakut nga familja e heroit Ismet Ukaj për familjen Zenelaj, raporton EO.






