Lokale - eSIMy

Ishte vetëm 12 vjeçar kur u plagos në dorë nga forcat serbe.


Dardan Ahmetajn plumbi e kapi në oborrin e shtëpisë së tij në Gllogjan, teksa po u dërgonte bukë pjesëtarëve të Shtabit të UÇK-së, më 7 korrik 1998.Shërimi në kohë lufte ishte sfidë e madhe. Ahmetaj tregon se ka pasur raste kur ishte vendosur t’ia këpusin dorën e plagosur, e shpeshherë ishte operuar në kushte ekstreme.

Shoku i ngushtë i Dardanit, Zeqë Malaj, kujton se ishte mërzitur fort kur ka marrë lajmin për plagosjen e moshatarit të tij.