Një i dyshuar është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Podujevë 17.08.2020-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit ndalohet për 48 orë në mbajtje”, ka thënë PK.
Duhet përkujtuar se kohët e fundit rastet për dhunë në familje në Kosovë kanë qenë të theksuara, gjersa një rast i tillë ka ndodhur dy ditë më parë në Podujevë./Llapi.info






