Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mbrëmjen e sotme kanë krijuar vështirësi në qarkullim në shumë pjesë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Si pasojë e shtrëngatës, vërshime ka në fshatin Lluzhan të kësaj komune.
Gjendje thuajse e pakalueshme është përgjatë magjistrales Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Sekiraçë.
Në pamjet që lexuesit i kanë dërguar pamje në Llapi.info shihet prezenca e madhe e ujit që ka përfshirë këtë magjistrale.
Përveç në këtë anë, vërshime të mëdha ka edhe në fshatin Bellopojë. Banorët e këtij fshati për Llapi.info kanë thënë se uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpi.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, më herët ka njoftuar se java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell. Ndërsa, nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellë me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh./Llapi.info







