Një tjetër rast dhune në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, gjersa është bërë e ditur se është arrestuar një person.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për disa raste tjera të dhunës në familje në nivel vendi./Llapi.info






