Lokale - eSIMy

Mesfushori i Bayern Munichut, Thiago Alcantara me shumë gjasë do ta vazhdojë karrierën te klubi anglez, Liverpooli.

Alcantara ka qenë njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi është përfolur shumë për një largim të tij nga Allianz Arena.

Spanjolli ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bavarezët, por ia ia ka bërë të qartë drejtuesve se nuk dëshiron rinovimin, pasi do një sfidë të re.

Liverpool have agreed a four-year contract with Thiago Alcantara, who has announced his departure to his Bayern team-mates and even chosen a new house, according to RMC 👀

Gepostet von Goal am Sonntag, 16. August 2020

Sipas faqes së njohur sportive RMC, Thiago ka arritur tashmë një marrëveshje me Liverpoolin mbi kushtet personale.

Lojtari do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me klubin nga Anfield dhe u ka thënë bashkëlojtarëve të tij se është duke shikuar për një shtëpi të re.