440 mostra janë testuar gjatë 24-orëve të fundit në IKSHPK, prej të cilave 141 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, raporton Llapi.info.
Instituti ka bërë të ditur se renda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke cuar në total numrin e viktimave në 401.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 9 raste të reja me virusin korona janë në Komunën e Podujevës. Prej tyre, 4 në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Gllamnik, Halabak, Letanc, Lluashë dhe Zakutë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 44 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Klinë, Obiliq, Prizren, Rahovec, Shtime dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,416 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi./Llapi.info






