Lokale - eSIMy

Organizata Botërore e Shëndetit ka raportuar se numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur për më shumë se 294 mijë brenda 24 orëve, shifra më e lartë deri tash.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 21 milionë njerëz janë infektuar në botë.

Ndërsa më shumë se 771 mijë kanë vdekur.

SHBA-ja është vendi i parë në botë me më së shumti raste, pasi vendi ka konfirmuar deri më tani rreth pesë milionë të infektuar dhe 170 mijë viktima.

Po ashtu rritje të dukshme të rasteve po raportohen edhe në disa vende të Evropës.