Lokale - eSIMy

Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Podujevë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë, njofton Llapi.info.

Siç thuhet në raportin e PK-së, e gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në lidhje me një pronë.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 12.08.2020 – 22:00.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë kallash, e gjithë ngjarja ka ndodhur lidhur me një pronë. Policia ka konfiskuar një pistoletë prodhim gjerman me 92 fishekë si dhe një AK-47 e cila ishte e demoluar tek mekanizmi i goditjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info