Lokale - eSIMy

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri ka reaguar pas votimit në Kuvend të Projektligjit për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Haziri ka thënë se ky projektligj i mundëson MSH-së dhe Qeverisë të kenë një bazë ligjore për parandalimin e pandemisë.

Postimi i plotë:

U bë mirë që kaloi projektligji i inicuar nga deputetët e LVV dhe i propozuar nga Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Do të ishte mirë të kalonte qysh në prill, por inatet politike të LDK-së dhe disa satelitëve të saj e penguan. Dhe vetëm kur e kuptuan presionin publik u dorëzuan.

Ky ligj krijon një mundësi të mirë për MSH dhe Qeverinë, që ta kenë një bazë ligjore për parandalimin e pandemisë. Pavarësisht që të gjithë e dimë kush udhëheq aktualisht me ministrinë e Shëndetësisë dhe papërgatitjen e tij për të udhëhequr me këtë sektor, sidomos aktualisht kur po përballemi me pandeminë, miratimi i Projektligjit është hap i mirë që të paktën ta kenë infrastrukturën ligjore që të punojnë në zvogëlimin e rasteve të viktimave dhe infektimeve të reja.

Edhe njëherë u dëshmua që Lëvizja Vetëvendosje tejkalon interesat politike e partiake, kur në pyetje është shëndeti i qytetarëve.

Si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, bashkë me kolegët Fitim Ukën dhe Labinota Demi – Murtezi kemi dhënë kontributin tonë në implementimin e këtij ligji.