Lokale - eSIMy

Kompania për Shpërndarje dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka publikuar orarin më të ri të reduktimeve me energji elektrike në Podujevë, raporton Llapi.info.

Në njoftim, KEDS tregon edhe arsyet e ndërprerjes së rrymës dhe kohën sa do të zgjatë ndërprerja. Sipas tyre, për shkak të punimeve në rrjet reduktime me rrymë do ketë nesër.

“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10kV Ballovci (Kodi: 14000008) prej orës 09:00  – 12:00.

Vendet: Surkishi, Lladofci, Sfeçël, Dumoshi, Shajkoci, Surdulli, Herticë, Rakinica dhe Turuçica.

Arsyeja: Pastrimi i linjave shpërndarëse”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

“Në NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërpritet: Dalja 10kV FAN Zahir Pajaziti (Kodi: 14000014)  prej orës 13:00-16:00.

Vendet: FAN Zahir Pajaziti, Letanc, “Te Rexha”, Smajlovit, Bajçinë , Kërpimeh, Repë, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërrnavicë, Murgull, Zakutë, Metehi dhe Dobërdol.

Arsyeja: Pastrimi i linjave shpërndarëse”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info