Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 12.08.2020-22:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se kanë ekspozuar edhe armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.
Tre të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Sipas Policisë së Kosovës, e gjithë ngjarja ku janë përfshirë dy familje ka ndodhur në lidhje me një pronë.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info






