Lokale - eSIMy

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në pika të ndryshme të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në rrjetin social twitter, ushtria izraelite tha se u goditën një tunel, një kompleks ushtarak dhe pika vëzhguese të Hamasit.

Sulmi në fjalë theksohet se është kryer si kundërpërgjigje për lëshimin e balonave të fryra me gaz helium që digjen.

Ndërsa dëshmitarët kanë bërë të ditur se sulmet janë kryer në pesë pika prej të cilave tre në jug të Gazës dhe dy në lindje të qytetit Rafah.

Ndërkohë nuk është ndarë informacion nëse ka pasur apo jo humbje të jetëve në sulm.

Në lajmet dje në gazetat izraelite u theksua se në vendbanimet hebreje janë shfaqur 60 zjarre për shkak të balonave me zjarr që lëshohen nga Gaza.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se në rajon shfaqen zjarre për shkak se protestuesit palestinezë përreth Rripit të Gazës lëshojnë drejt vendbanimeve hebreje balona që digjen dhe të fryra me gaz helium.

Për balonat që digjen dhe të fryra me gaz helium për të cilat thuhet se vijnë nga Gaza, ushtria izraelite nuk ka mundur të gjejë zgjidhje dhe shpeshherë ajo kryen sulme ajrore në zonat kufitare për të cilat pretendon se këto balona përgatiten atje.