Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 171 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 463 mostrave, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke çuar në total numrin e viktimave në 354.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 3 raste të reja me COVID-19 janë në Podujevë, të gjitha nga qyteti.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248.

Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i rasteve aktive është 3.998./Llapi.info