Lokale - eSIMy

Kryetari i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se asnjë qytetar që ka pasur indikacione epidemiologjike të COVID-19 nuk ka mbetur pa u testuar, pavarësisht resurseve humane të kufizuara.

Sipas tij, qytetarët kanë shkaktuar huti duke thënë që nuk po bëhen testime.

“Ekzistojnë udhëzues të organizatave (OBSH e ECDC) që flasin për testime. Testimet që kanë filluar me maksimën test, test, test kanë shkaktuar huti dhe popullata ka thënë që nuk po testoni. Neve na kanë shkaktuar luhatje në besimin qytetar për shkak të disave që kanë dashur me keqinterpretu”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Gjatë kohës së pandemisë shumë qytetarë janë ankuar se nuk po u bëhen testet. Në fakt, edhe ete qendrat e mjeksëisë familjare nëpër vend janë udhëzuar që diagnostikojnë pacientët me COVID-19 pa i testuar dhe se ata pozitivë t’i këshillojnë për vetizolim.