Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në Podujevë, konkretisht afër shkollës fillore “Shaban Shala”, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk raportohet për persona të lënduar. Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.
Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka bërë të ditur se të dielën në nivel vendi kanë ndodhur 26 aksidente trafiku, 12 prej tyre me persona të lënduar./Llapi.info








