Lokale - eSIMy

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka vizituar sot Komunën e Podujevës, transmeton Llapi.info.

Sipas kumtesës komunale, ministri Likaj është pritur nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Agim Blakçori.

“Në këtë takim ministri Likaj dhe drejtori Blakçori biseduan rreth mundësisë së mbajtjes së testit të maturës shtetërore 2019-2020. Gjithashtu, Likaj e njoftoi drejtorin Blakçori edhe rreth përgatitjeve për vitin shkollor 2020/2021, dhe diskutuan rreth tre skenarëve opsionale të cilat është duke i përgatitur kjo ministri për fillimin e vitit të ri shkollor. Drejtori Blakçori e falënderoi për vizitën ministrin Likaj dhe e njoftoi për gjendjen dhe rrjedhën e përgjithshme të procesit arsimor në Komunën e Podujevës, me theks të veçantë sfidat me të cilat është përballur, sidomos gjatë kohës së pandemisë, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, drejtori Blakçori u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me akterët relevantë në përgatitjet për testin e maturës dhe në organizmin e vitit të ri shkollor./Llapi.info