Për shkak të pandemisë COVID-19, klubi veror MaK nuk do të mbahet në Parkun e Paqes në Podujevë, njofton Llapi.info.
Sipas njoftimit të lëshuar nga ky klub, këtë sezon do të mbahet në formë online.
“Përmes këtij postimi po ju njoftojmë që për shkak të pandemisë, klubi veror MaK nuk do të mbahet tek Parku i Paqes këtë verë. Mirëpo, ne kemi menduar një mënyrë tjetër për të ju sjellur klubin veror me lojëra e aktivitete të ndryshme në shtëpitë tuaja. Nga data 10 gusht, përmes grupit “eKlubi Veror ‘20” do ta mbajmë Klubin Veror online. Përmes videove kemi përgatitur aktivitete të ndryshme artistike, muzikore, shkollore e sportive për juve. Për ta bërë sa më atraktiv klubin veror online, do të kemi edhe shumë sfida për ju”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:







