Forcat e xhandarmërisë serbe kanë hyrë edhe nëj herë në territorin e Kosovës, raporton Reporteri.net.
Në një video të publikuar nga nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakpi shihen forcat e xhandarmërisë serbe para restoranit “Oxygen” në fshatin Karaçevë që gjendet në zonën kufitare.
“Tanimë po soset durimi. Provokime të tilla të Xhandarmërisë serbe veç po rriten. Kjo video tregon se si Xhandarmëria serbe kalon thellë në teritorin e Kosovës”, ka shkruar Jakupi.
Ai ka kërkuar nga gjitha organet përgjegjëse ta marrin me prioritet këtë shqetësim të kahmotshëm të banorëve të kësaj ane.
Sot rreth orës 17:00, datë 07.08.2020, xhandarmëria sërbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë Komuna e Kamenicës.Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen që është pronë familjare e jona.Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, perndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike sërbe.Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nese nuk merren masa nga shteti ynë.