Lokale - eSIMy

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 40 pajisje oksigjeno-formuese donacion nga qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF’i.

Ministri Zemaj ka thënë se pajisjet janë të dedikuara për komunat e Kosovës.

“Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF. Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës. Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë global”, ka shkruar ai.

Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF.Pajisjet…

Gepostet von Armend Zemaj am Donnerstag, 6. August 2020