Një zyrtar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Podujevë është konfirmuar sot me COVID-19, për çka edhe është mbyllur kjo qendër, raporton Llapi.info.
Këtë e a ka bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për medie Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil.
“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për pajisje me Dokumente në Podujevë të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë. Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e Regjistrimit të Automjeteve do të bëhen në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve të rajonit 01 në komunat: Prishtinë, Fushë-Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Lipjan dhe Drenas. Po ashtu, aplikimet e rasteve për pajisje me dokumente mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta. Me përjashtim të rasteve mjekësore dhe tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në Podujevë”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Llapi.info






