Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot ka thënë se në luftën kundër pandemisë duhet të bashkohen të gjithë dhe jo ta politizojnë atë. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar ka thënë se politizimi i kësaj çështje dekurajon qytetarët.
Mirëpo, këto fjalë të Deliut nga partia që ajo vije s’po qëndrojnë me ato pak muaj më parë për të njëjtën çështje.
PDK vazhdimisht kritikonte dhe akuzonte Qeverinë Kurti për mënyrën e menaxhimit të pandemisë COVID-19, madje edhe në konferencë për medie dhe duke e politizuar atë. Kështu ka thënë në një reagim deputeti nga radhët e LVV-së, Fitim Haziri.
“Deputetja Deliu qenka shqetësuar për politizimin me pandeminë. Imagjinojeni njëra ndër figurat që hedhte vrer çdo ditë ndaj qeverisë Kurti në kohë pandemie dhe partia e saj çdo të dytën ditë mbante konferencë për media, duke hedhur baltë mbi qeverinë dhe ministrin Arben Vitia. Ishin më pak se 100 raste totale me COVID-19, kur partia e deputetes Deliu, fliste për keqmenaxhim, krizë humanitare, kolaps të sistemit shëndetësor. Ndërsa sot, kur çdo ditë shënohen mbi 10 viktima e mbi 200 raste pozitive, këta heshtin. Për më keq vazhdojnë ta fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje, për fajin e tyre – të PDK-së, që sistemin shëndetësor tash e 20 vjet e kanë parë si plaçkë për pasurimin e tyre dhe të LDK-së, që e ndihmoi dhe u bashkangjit në këtë vjedhje dhe degradim”, ka shkruar Haziri.
“Hipokrizia ndryshe nuk është. Të flasin zyrtarët e PDK-së për politizim të pandemisë është e ultë dhe e turpshme. Edhe më e turpshme dhe hipokrite bëhet kur këta persona janë ata që e degraduan vendin deri në këtë shkallë. Një argument i radhës që qeveria aktuale kontrollohet dhe është formuar me “aminin” e Partisë Demokatike të Kosovës. Bashkimi i tyre si asnjëherë më parë e as tani, nuk është për qytetarët e as për shtetin. Është në dëm të tyre dhe për interesa personale, biznesore dhe klanore”, ka thënë ai./Llapi.info






