Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në mbarë vendin, ku janë mbyllur 30 lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë kundër koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë për Gazetën Sinjali se janë bërë 1 mijë e 443 fletëparaqitje nga Policia e Kosovës të cilat janë dërguar në Inspektorat për mosrespektim të masave.
“Fletëparaqitje nga Policia e Kosovës për Inspektorat për mosrespektim të masave 1 mijë e 443, lokale të mbyllura 30, ndërsa vërejtje policore 760”.
Qalaj ka theksuar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe për këtë janë angazhuar 4 mijë policë në të gjithë vendin.
Dje në Kosovë është zhvilluar një aksion i gjerë i Policisë ku është monitoruar zbatimi i masave kundër koronavirusit.






