Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri po e cilëson si katastrofal menaxhimin e pandemisë nga kryeministri Avdullah Hoti.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e qeverisë Hoti karshi situatës me koronavirus në vend.
Haziri thotë se masat e qeverisë nuk janë në koordinim me komunat dhe kryetarët janë ngarkuar me detyra për të cilat nuk kanë kapacitete.
I pari i komunës së Gjilanit është shprehur aspak i kënaqur me qeverinë që udhëhiqet nga bashkëpartiaku Avdullah Hoti.
“Katastrofal”, është përgjigjur shkurt Haziri në pyetjen se si e vlerëson punën e qeverisë Hoti në menaxhimin e pandemisë, tha ai për Gazeta Express.
Një ditë më herët Haziri kishte deklaruar se nuk është kryetar për të numëruar kufoma por për t’i evituar ato.






