Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi ka mohuar se kosovarët të cilët hyjnë nga Shqipëria në Kosovë, ose vendet e tjera të rajonit, do të detyrohen të vetëizolohen për shtatë ditë në shtëpitë e tyre.
Balaj-Halimi, tha për GazetaBlic, se ky ka qenë një propozim-vendim por që i njëjti është hequr nga rendi i ditës dhe nga masat shtesë që pritet të i marrë Qeveria e Kosovës e të cilat pritet të publikohen sonte.
Balaj-Halimi thotë se një propozim i tillë mund të vijë prapë, por i njejti duhet të jetë në dakordim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.
“Po ka qene si propozim vendim por sot është heqë nga rendi i ditës në masat shtesë të cilat do të mirren nga Qeveria e Kosovës, por nuk mund të them se i njejti propozim do vijë prapë, por kjo do të vendoset në dakordin me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe atë në Shqipëri”, tha Balaj-Halimi






