Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur improvizim deklaratën e dy deputetëve të LVV-së se janë sulmuar nga Kujtim Shala e Arben Gashi.

“Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës. Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në”, ka shkruar ai në Facebook.

Duke mohuar të ketë ndodhur ndonjë sulm ai ka thënë se Kujtim Shala “rrah me dije”.

“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi. Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”, ka shkruar ai.