Lokale - eSIMy

Edhe 239 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 401 mostrave nga IKSHPK-ja, raporton Llapi.info.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe shtatë pacientë që kanë qenë të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 192.

Po ashtu, sot në Kosovë janë shëruar 102 pacientë, duke çuar në total numrin e tyre në 4.129. Siç ka njoftuar Instituti, 14 raste të reja janë nga Komuna e Podujevës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Rahovec, Skenderaj dhe Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Bazuar në të dhënat e fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 7.652. Ndërkaq, raste aktive, sipas të dhënave të IKSHPK-së janë 3.331./Llapi.info