Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Besi, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet një veturë e cila është përplasur për anësore të kësaj rruge.
Sipas dëshmitarëve, nga ky aksident një person raportohet të ketë pësuar lëndime trupore. Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.
Bazuar në statistikat ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 19 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






