Lokale - eSIMy

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka shprehur të hënën shqetësimin rreth numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në ditën kur IKSHPK-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar 276 raste të reja, ai ka porositur se nëse nuk respektohen rregullat, të mos pritet që institucionet t’i mbrojnë qytetarët nga kjo pandemi.

“Të mos pritet që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet e shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftë se nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetvetes. Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë”, ka shkruar ai në Facebook,

Mustafa po ashtu ka kërkuar që të hiqet dorë prej dasmave masive, dasmat masive, udhëtimet në pushime, protestat e tubimet, pasi rrezikohet të përhapet virusi.

Po ashtu ka kërkuar që institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët.