Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje ka edhe persona të lënduar, të cilët më pas janë transportuar për në QKUK. Në lidhje me këtë, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga PK.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të dielën në Kosovë kanë ndodhur 27 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar dhe një me fatalitet./Llapi.info






