Lokale - eSIMy

Një vetë-aksident trafiku ndodhi dje rreth orës 15:30 në autostradën “Arben Xhaferi”, raporton Llapi.info.

Si pasojë e këtij aksidenti mbeti i vdekur një person, ndërsa një tjetër i lënduar. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Autostrada Arben Xhaferi (NN) 25.07.2020 – 15:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij  humb kontrollin mbi automjet dhe godet mbrojtëset  anësore të rrugës dhe del jashtë rrethojës së Autostradës. Si pasoj e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri i tij mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri është Labinot Hasani nga Podujeva. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Dumnicë të Epërme në ora 18:00./Llapi.info