Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, Hazir Raçi, njofton Llapi.info.
Varrimi bëhet sot në ora 18.00, në varrezat e qytetit në Podujevë afër “Euro Bllok”.
Që nga viti 2014, Raçi nuk është marrë me aktivitete politike, ndërsa në vitin 2010 ai u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Podujevës. Përveç aktivistit të LDK-së, tashmë i ndjeri ishte edhe profesor.
Pas vdekjes së Raçit ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij, për humbjen e familjarit të përkushtuar, kolegut e mikut të shkëlqyer dhe njeriut të urtë e punëtor, siç ishte profesori. I përjetshëm kujtimi për profesor Raçin”, ka shkruar Veliu në Facebook./Llapi.info






