Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës në Podujevë, pasi që i njëjti ka dhunuar një femër, njofton Llap.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 25.07.2020 – 08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info