Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë të shqetësuar për mosrespektimin e masave në disa raste.
Ai ka thënë se shqetësim të njëjtë ndajnë edhe për punën e Policisë dhe Inspektoratit në raste konkrete duke shtuar se ka pasur ngjarje sportive e protesta në Prishtinë.
Ai thotë se janë 570 persona të shtrirë në spitale regjionale dhe QKUK dhe në dispozicion janë vetëm 700 krevate.
Hoti ka thënë se tri instrumentet e vetme që mundësojnë menaxhimin e situatës është mbajtja e detyrueshme e maskës, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës personale.
Ai thotë se nga ekspertet është bërë me dije që këto tri masa janë bazike që duhet të respektohen derisa nuk zbulohet vaksina.
Ai ka thënë se në këtë drejtim inspektorati dhe policia duhet ta bëjnë punën e tyre, duke shtuar se Inspektorat
“Jemi të shqetësuar me mosrespektimin e masave në disa raste dhe mos angazhimin e nevojshëm të inspektoratit dhe policisë në raste konkrete, kemi pas në disa raste ngjarje sportive dhe protesta që janë organizuar dhe organet përkatëse duhet të marrin përgjegjësi”, ka thënë ai.
Hoti ka shtuar se po bëjnë të pamundshëm që brenda shërbimit spitalor të kenë kapacitete shtesë.
Hoti ka thënë se janë duke punuar edhe me spitale private në rast nevoje.
Drejtori i shërbimit spitalor Valbon Krasniqi ka thënë se deri më tani kanë arritur të vënë në dispozicion 700 shtretër.
Ai ka thënë se varësisht nga situata do të destinojnë klinika të caktuara varësisht nga nevoja.
Krasniqi ka thënë se janë duke bërë vazhdimisht thirrje për respektim të masave.
“Ne jemi të obliguar edhe me ligj që të ofrojmë edhe shërbime për pacientët tjerë. Krahas riorganizimit ne duhet të ruajmë edhe shërbimet bazike për pacientët me sëmundje tjera”, ka thënë ai.






