Lokale - eSIMy

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka vazhduar të apelon dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e nxjerra nga institucionet e shëndetësisë.

Ramadani kërkoi nga qytetarët që të mos merren me epidemiologjinë, pasi që ka mjaft epidemiolog që merren me të dhe po e trajtojnë në mënyrë profesionale pandeminë.

Ai ka thënë se virusi ekziston edhe ditën, por edhe pas orës 21:00, sidomos në vendet më të frekuentuara.

“Ata mund të thonë atë që dinë por mendimi i tyre nuk përkon me epidemiologjinë, andaj nuk duhet përzier në punën e tyre”, tha ai.

“Pas orës 21:00 virusi mund të ndikojë më tepër, sidomos në vende më të frekuentuara”, tha Ramadani në RTK.